Miqësoret me Italinë U-16/ Trajneri Kërçova: Dy ndeshje luksi

Kombëtarja shqiptare U-16 ka nisur grumbullimin për dy ndeshjet miqësore kundër Italisë, 24 dhe 26 janar


Kombëtarja shqiptare U-16 ka nisur që prej ditës së shtunë grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve miqësore kundër Italisë, që do të zhvillohen në shtetin fqinj, në datat 24 dhe 26 janar.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Agron Kërçova kanë zhvilluar seancat e para përgatitore në Durrës dje dhe sot, teksa të hënën do të udhëtojnë drejt Italisë.

Në një prononcim për fshf.org, trajneri shqiptar tregon edhe se si janë përzgjedhur futbollistët e rinj që përbëjnë ekipin U-16 këtë vit.

“Kemi bërë dy seleksionime: në Shqipëri, me lojtarë që luajnë në kampionatin vendas, por edhe futbollistë që vijnë nga Italia e Gjermania. Kemi një grup të ri tek ekipi kombëtar U-16, shumica prej tyre kanë ardhur nga ekipi U-15”, tha tekniku Kërçova i cili flet edhe për dy miqësoret kundër Italisë.

“Do bëjmë dy ndeshje miqësore në Itali. Shpresojmë të bëjmë mirë në këto dy sfida. Janë dy ndeshje luksi dhe dua të falënderoj Federatën Shqiptare të Futbollit që na ka mundësuar. Me këtë rast shohim edhe gjendjen e lojtarëve dhe do të ballafaqohemi me një ekip të fortë, që do të na shërbejë të nxjerrim edhe elementët më të fortë që do t’i shërbejnë ekipit kombëtar U-17”– tha ndër të tjera trajneri Agron Kërçova. /FSHF.org

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…