“Përbindëshi” Haland, tregolësh për Sitin

Mançester Siti fiton 3-0 përballë Wolves. Haland vazhdon të shënojë dhe të vendosë rekord në futbollin anglez


Pep Guardiola kërkonte reagim nga Mançester Siti dhe ai ka ardhur në ndeshjen e sotme që skuadre fitoi me shifrat 3-0 përballë Ullvërhempton. “Qytetarët” u janë kthyer fitoreve bindëse dhe e kanë bërë këtë falë Haland, i cili vazhdon të shënojë rekord pas rekordi në futbollin anglez.

Suksesi mban pikërisht firmën e sulmuesit norvegjez, i cili i dha avantazhin ekipit të tij me një gjuajtje me kokë pas asistit perfekt të Kevin De Bryjn në minutën e 40.

Më pas, ishte përsëri ai i cili dyfishi shifrat me një penallti në minutën e 50-të.

Dhe vetëm 4 minuta më vonë, erdhi edhe goli i tretë, këtë herë falë asistit të Mahrez, i cili përfitoi nga një dhuratë e portierit kundërshtar për të nxjerrë norvegjezin të vetëm para portës për atë që ishte goli që vulosi ndeshjen dhe i 25-ti në 19 ndeshje të luajtura për sulmuesin.

Tashmë Siti e sheh veten përsëri shumë pranë Arsenalit, ndonëse ky i fundit ka luajtur dy ndeshje më pak dhe mund të rritë përsëri diferencën me ndjekësit në luftën për titull.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…