Xhuljano Skuka te Metz në Francë

Sulmuesin të hënën do të kryejë vizitat mjekësore e më pas do të firmosë kontratën e re


Xhuljano Skuka bën hapin e madh në karrierë. Sulmuesi i Partizanit do të jetë pjesë e Metz në kampionatin francez. SuperSport mëson se 24-vjeçari ka udhëtuar drejt Francës dhe të hënën do të kryejë vizitat mjekësore e më pas do të firmosë kontratën e re. Hap i madh për futbollistin e Partizanit që do të jetë pjesë e një skuadre që luan në ligën e dytë franceze.

Aktualisht Metz ndodhet në vendin e tretë të renditjes, me 31 pikë, dy më pak se vendi i dytë që ngjitet në Ligue 1. Këtë sezon Skuka ka shënuar 10 gola në 16 ndeshje, duke qenë shënuesi i dytë më i mirë pas Redon Xhixhës.

Sulmuesin e favorizon ndjeshëm fakti që posedon pasaportë franceze, pasi në të shkuarën ka jetuar në Francë dhe është i ambientuar. Pasi të zyrtarizohet gjithçka lojtari do të bashkohet me ekipin për të nisur përgatitjet që të ndihmojë ekipin në pjesën e mbetur të sezonit, që të arrijë një nga dy vendet e para, në mënyrë që sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e elitës së futbollit francez.

Detajet e kontratës, që aktualisht mbahen të fshehura nga klubi francez, i cili do të paguajë një shumë të majme te Partizani për kartonin e lojtarit.

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…