Bursa për lojtarët e Partizanit nga Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë”

Klubi i kuq, pas partneritetit me Ambasadën Italiane në Tiranë, ka realizuar një tjetër marrëveshje shumë të rëndësishme.


Partizani, pas partneritetit me Ambasadën Italiane në Tiranë për mbështetjen e skuadrave të vajzave në futboll, tashmë ka realizuar një tjetër marrëveshje shumë të rëndësishme.

Përfaqësuesit e klubit të kuq: Genc Tomori, drejtori i Akademisë së Partizanit; Blerina Bajko, drejtore e Komunikimit, PR & Marketing dhe Ergys Rexha, fizioterapist i Partizanit, janë mirëpritur në ambientet e Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë, ku pjesë e diskutimit kanë qenë mbështetja ndaj lojtarëve të kuq, të cilët u janë mundësuar bursa në ndihmë të tyre.

“FK Partizani drejt një tjetër partneriteti. Përfaqësues të Klubit janë mirëpritur së fundmi në ambjentet e Universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë. Presidenti Fondacionit Padre Jerome Ndo Mih dhe Padre Paschal Mgbe përgjegjësi i politikave sportive të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” kanë shoqëruar delegacionin e kuq, i cili ka vizituar nga afër ambjentet e kampusit dhe spitalit.

Në takimin e zhvilluar është diskutuar në lidhje me praktikat e fisioterapistëve dhe mjekëve sportivë që janë pjesë e rëndësishme e ekipeve. Nga ana e tij Presidenti i Fondacionit Padre Jerome Ndo Mih ka qenë mjaft entuziast për ketë takim dhe me vullnetin e tij ka mundësuar edhe 2 bursat e para për lojtarët e Partizanit që do të pasohen me të tjera në vazhdim”, shkruan klubi i kuq në rrjetet sociale.

FK Partizani drejt një tjetër partneriteti. Përfaqësues të Klubit janë mirëpritur së fundmi në ambjentet e Universitetit…

Posted by FK Partizani Albania on Monday, January 23, 2023

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…