Kristjan Asllani: Nuk harroj kurrë nga vij!

Mesfushori shqiptar i Interit do të luajë sot kundër ish-skuadrës së tij, Empolin .


Interi do të presë sot në mbrëmje Empolin në “San Siro”, në sfidën e fundit të fazës së parë për të dyja skuadrat, që kërkojnë t’u japin vazhdimësi rezultateve pozitive të një jave më parë. Por 90 minutat që do të vlejnë tri pikët, do të kenë një vlerë tejet të veçantë për Kristjan Asllanin që sot do të përballet për herë të parë me ish-skuadrën e tij, me klubin në të cilin u rrit dhe prej nga u largua në verë për të veshur fanellën zikaltër.

Mesfushori nuk mundi të qëndronte indiferent ndaj sfidës dhe përmblodhi gjithë emocionet e tij në një postim në profilin e tij zyrtar në “Instagram” mbrëmjen e djeshme, kur i shoqëroi dy fotot (një me fanellën e Empolit e një me të Interit) me komentin: “Nuk harroj kurrë nga vij. Do të jetë një ditë speciale”.

E për ta bërë edhe më speciale ka menduar Inzagi, që duke pasur parasysh paraqitjet e fundit të mesfushorit dhe kalendarin e ngjeshur, po ideon hedhjen në fushë të mesfushorit që nga minuta e parë.

Sipas “Corriere dello Sport”, trajneri do ta marrë vendimin vetëm nesër në mëngjes, por shtrydhja e Çalhanoglusë në ndeshjet e fundit, mund të bëjë që shqiptari të jetë regjisori i skuadrës krah Barelës e Mikhitarianit.

Ashtu si Asllanin, Inzagi pritet të rikthejë në korsi Dumfrisin e Gosensin me Lautaron e Xhekon që priten të udhëheqin sulmin për t’i dhuruar Interit një tjetër fitore.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…