Legjionarët shqiptarë, fundjavë me gola dhe asiste!

Futbollistët e Kombëtares kanë dhuruar të tjera paraqitje pozitive këtë fundjavë.


Futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë dhuruar të tjera paraqitje pozitive këtë fundjavë, teksa nuk kanë munguar as golat e realizuar nga legjionarët kuqezi.

Sulmuesi kuqezi, Sokol Cikalleshi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me Al Khaleej në kampionatin arab. Cikalleshi duket se po kalon një formë mjaft të mirë, teksa ka realizuar për skuadrën e tij edhe para pak ditësh.

Mesfushori kuqezi, Odise Roshi ka dhuruar spektakël këtë javë në Turqi, duke asistuar dy herë te shokët e skuadrës e duke qenë faktor i rezultatit pozitiv për skuadrën e tij.

Sakaq, ai është vlerësuar nga uebsajti i specializuar për statistika, ‘SofaScore’ si futbollisti më i mirë në radhët e Sakariaspor-it, ndërsa si lojtarët më të mirë në ekipet e tyre këtë fundjavë janë vlerësuar edhe Enis Çokaj te Panathinaikos dhe Elhan Kastrati në radhët e Cittadella-s.

Gjatë fundjavës, të tjerë futbollistë të Kombëtares shqiptare si Berat Djimsiti, Enea Mihaj, Amir Abrashi, Frederic Veseli etj., janë aktivizuar me skuadrat e tyre në kampionatin europian. /FSHF.org

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…