Lorik Cana: Këshillat e mia për Silvinjon!

Ish-kapiteni i kombëtares kuqezi, intervistë për emisionin sportiv “Panorama Sport”, të moderuar nga Vjosana Nozllaku.


Emisioni sportiv “Panorama Sport” ka startuar në orën 16:30 nën moderimin e gazetares dhe ish-futbollistes, Vjosana Nozllaku. I ftuari i parë ka qenë ish-kapiteni i kombëtares kuqezi Lorik Cana.

Jeta familjare, vajza dhe djali

“Këto dy muajt e fundit që kur ka mbaruar sezoni i Champions, jam me familjen në Romë. I festuam këtu festat e fundvitit. Monika është shumë e hapur që të vijë në Shqipëri, që kur mbarova karrierën pas Europianit kemi jetuar aty dhe me djalin. E kanë shjuar kohën, por si bazë kam Romën. Bojkeni ka disa kujtime aty sepse ka jetuar tre vite, ka shokë dhe shoqe dhe ai e kupton shumë mirë gjuhën shqipe, edhe pse nuk e ka besimin me fol shqip, pasi flet më shumë italisht.

Vajzën e sollëm verën e kaluar në Shqipëri kemi kaluar tri javë, kemi në plan që një muaj në verë të vijmë atje sepse gjuha shqipe është e vetmja komunikim me familjarët e mi.

Bojkeni merret me sport, ka aktivitet cdo ditë. E ka dashurinë për sportin, bën 3 herë në javë futboll, dhe unë i qëndroj shumë pranë në çdo gjë”, tha Cana.

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo

“Nuk është lehtë për të thënë se çfarë nuk shkon, unë thjesht mendoj se disa lojtarë duhet të marrin peshë në shpatullat e tyre. Unë mbaj mend kur kam ardhur në Kombëtare isha 19 vjeç por kjo nuk më ka penguar që të marr ato përgjegjësitë e mia dhe brënda një grupi me lojtarë të mëdhenj dhe me eksperincë të madhe, siç ishin Tare, Rrakli, Lala, Skela,Hasi, Murati, Strakosha, por përgjegjësinë e kam marrë gjithmonë dhe kam dashur që të instalohet një frymë e fituesit, thjesht duhet që këta djem të marrin peshë sa më shpejt dhe të luajnë me nivele që i kanë lejuar të jenë pjesë e ekipeve të mëdhaja.

Unë mendoj se është çështje kohë dhe konsolidimi dhe shumë shpejt do të shohim një ekip që e ka fatin në duart e saj dhe mendoj se jemi me fat që kemi lojtarë të tillë në ekipin kombëtar.

Nuk kam shumë dijeni për trajnerin Silvinjo, e njoh shumë mirë si lojtarë e kam ndjekur, eksperiencat e tij si ndihmës trajner tek Interi apo në Lion ku kam pasur mundësi ta ndjek edhe pse ishte një periudhë e shkurtër. I kam parë pak ekipet e tij dhe nuk është se kanë shkuar shumë shumë mirë në Francë, më pas ndihmësi i Tites.

Me rëndësi është që ai ka xhiruar botën dhe e ka një ide se si do me lujt, duket që është i rrethuar mirë me stafin teknik. Tek Shqipëria çfarë e bën të fortë një trajner është sa shpejt arrin të kuptojë realitetin e shqiptarëve, forcën dhe dobësitë tona, nuk është se nuk më pëlqen si zgjedhje”, u shpreh Cana në “Panorama Tv”.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…