Silvinjo: Ja pse më pëlqen rreshtimi 4-3-3!

Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka dhënë një shpjegim të veçantë në faqen “The Coaches Voice” rreth ideve të tij taktike.


Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka dhënë një shpjegim të veçantë në faqen “The Coaches Voice” rreth ideve të tij taktike. Ai ka shpjeguar se pse i pëlqen rreshtimi 4-3-3, pasi sipas tij, ishte ai i cili ndryshonte më shpejt në varësi të lojës ofensive dhe defensive.

“Çdo gjë shërben për një trajner futbolli. Unë kam qenë ish-futbollist që kam luajtur në Spanjë, në Angli e Brazil. Kam punuar në staf teknik në Itali, mendoj se çdo gjë nga kjo të shërben. Pastaj të punosh me emra si Arsen Venger, Frank Rajkard, Guardiola, Roberto Mançini, njerëz që të japin diçka shumë të mirë, janë njerëz të një niveli shumë të lartë, ndërsa ne do të studiojmë futbollin dhe të kërkojmë të ecim para.

Mua më pëlqen të luaj 4-3-3 apo 4-2-3-1, për të gjithë atë që kam përjetuar, por futbolli tani është më dinamik, në futboll tani kërkohen lojtarë që mund të ekzekutojnë 2-3 funksione të ndryshe, që kanë këmbë të shpejta, me cilësi teknike dhe bëjnë që këto numra të zhduken në fushë. Nëse kërkon të bësh presion te mbrojtësit kundërshtarë, ky rreshtim që thashë më sipër ndryshon në 4-4-2 pasi një mesfushor shkon të bëjë presing bashkë me sulmuesin. Gjithçka ndryshon me shpejtësi në futbollin e sotëm.

Por numrat janë të rëndësishëm. Unë besoj se taktika mund t’u shërbejë lojtarëve që janë në fushë, u jep 2 sëkonda më shumë për të menduar, për t’u shkëputur që të marrin topin dhe ta qarkullojnë atë.

Unë kam parë punën që bëjnë trajnerë si Guardiola e Tite me pamjet dhe me taktikat, me rreshtimet. Një gjë është rreshtimi taktik që më pëlqen, 4-3-3 dhe 4-2-3-1, por e vërteta është edhe që me pak lëvizje ky rreshtim kalon në 4-4-2. Pra gurët në tavolinë lëvizin. Një lojtar mund të bëjë 2-3 funksione në fushë,. Një mesfushor i qendrës që mund të luajë më përpara dhe pastaj edhe në krah, është një lojtar që mund të të japë shumë. Ai kthehet, sulmon mes linjave, shpërthen në krah, një lojtar i tillë të jep shumë, po aq sa taktika. Unë besoj te taktika për të organizuar një ekip. Një ekip minimalisht duhet ta organizosh, ta stërvitësh, por pastaj hyjnë në punë strategjitë e lojës dhe funksionet.

Nëse ka ndryshime në fazën e presingut sulmues, e ka edhe në mbrojtje. Kur kthehemi, në rastin ku mbrojtësi anesor i kundërshtarit është ofensiv, shihet gjithnjë e më shpesh sot në futboll që sulmuesi anësor kthehet dhe rreshtohet si mbrojtës i pestë në krah.

Fillimisht gjërat varen nga lloji i lojtarit. Nëse ke lojtarë shumë ofensive dhe shumë të fortë, atëherë duhet t’u japësh hapësirë. Nëse sulmuesi i krahut është i mirë për të hyrë drejt qendrës, di të pasojë mirë apo finalizojë, ndërsa ke një mbrojtës në krahun e tij që është ofesniv me cilësi teknike dhe shtyn përpara, atëherë ke një opsion shumë të mirë ofensiv në 2/3 e fushës”, tha ndër të tjera Silvinjo në analizën e tij.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…