Orges Shehi: Kristal Abazaj, një vlerë e shtuar për Tiranën

Trajneri i Tiranës në një intervistë për “Panorama Sport” tregon ecurinë e bardhebluve nën drejtimin e tij


Trajneri i Tiranës, Orges Shehi në një intervistë për Panorama Sport tregoi ecurinë e bardhebluve gjatë dy viteve nën drejtimin e tij. 

Shehi: “Për momentin jemi mirë sigurisht që futbolli ka situata të mira dhe të këqija. Unë mendoj që për një trajner është një kohë relativisht e mirë që të qëndrojë tek një skuadër dy vjet ose më shumë.  Mendoj që nesër klubet tona, edhe pse janë të paduruara, duhet ta ndjekin. Lojtarët kanë ndryshuar, janë disa lojtarë që i kam gjetur këtu dhe janë akoma, dhe disa që largohen për më mirë. Na pret një rrugë e gjatë mendoj që duhet të vazhdojmë të jemi në ekulibër”.

Gjithashtu Shehi foli edhe për Abazajn, afrimin më të fundit tek Tirana duke theksuar se është një vlerë e shtuar për bardheblutë.

Shehi: “Kristalin e njoh, është shumë cilësor dhe kualitativ, ja di shumë mirë cilësitë, besoj se do na ndihmojë shumë. Do t’i duhet pak kohë të përshtatet me çunat dhe ambjentimin e lojës. Besoj është një vlerë e shtuar”.

Trajneri i kryeqytetasve u shpreh se Tirana ka nevojë shumë për lojtarë pas largimit të disa elementëve cilësorë si Xhixha e Seferi.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…