Tirana nis arratinë si “kampione dimri”

Skuadra bardheblu ka mundur me shifrat 2-0 Erzenin dhe tashmë sheh të shkojë në katër pikë diferenca me ndjekësin më të afërt.


Tirana e mbyll gjysmën e parë të sezonit si “kampione dimri” dhe në arrati përballë ndjekësve. Skuadra bardheblu ka mundur me shifrat 2-0 Erzenin dhe tashmë sheh të shkojë në katër pikë diferenca me ndjekësin më të afërt.

Sfida në “Niko Dovana” mes dy skuadrave ka qenë shumë e bukur, me ekipet që kërkuan me ngulm golin duke prodhuar lojë dhe raste. Shijakasit iu afruan disa herë në pjesën e parë, teksa goditën edhe traversën, ndërsa në të dytën ishte Tirana që u shfaq më konkrete dhe Gjumsi ishte ai i cili tronditi shtyllën e portës së Xhikës.

Insistimi i bardhebluve u shpërblye në fund të ndeshjes kur Krasniqi shkaktoi penallti pas një prekje topi me dorë. Hasani goditi saktësisht dhe shënoi golin e avantazhit, teksa Erzeni u hodh i gjithi në sulm. Por nga hapësirat mbrapa përfituan edhe një herë bardheblutë të cilët vulosën fitoren 2-0 me një tjetër gol të Hasanit, i cili tashmë merr statusin e “bomberit” të skuadrës pas largimit të Xhixhës.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…