Juxhin Xhaja, “Arbitri i vitit 2022”

Tre emrat e përzgjedhur si finalistë përmes votimit ishin Juxhin Xhaja, Eldorian Hamiti e Enea Jorgji


Arbitrat kanë pasur pjesën e tyre të rëndësishme në vitin e futbollit me vendimet e tyre në fushë dhe sigurisht që FSHF kishte menduar të jepte edhe një çmim për “Arbitrin më të mirë të vitit 2022”.

Tre emrat e përzgjedhur si finalistë përmes votimit ishin Juxhin Xhaja, Eldorian Hamiti dhe Enea Jorgji, teksa moderatorët kanë ftuar në skenë Presidentin e Bashkimit të Arbitrave të Futbollit Shqiptar, Tahir Kastrati, i cili u shpreh:

“Shoqata e Arbitrave dhe Komiteti i Arbitrave në mbështetjen e FSHF, UEFA-s dhe FIFA-s, kanë bërë këtë vit një hap të madh cilësor në rritjen e performancës së arbitrave. Para se të lexoj fituesit meqë jam i fushës së arsimit, vlerësimi nuk mund të jetë absolut, por relativ, kështu që po të ishte për ma fitues do ishte secili nga arbitrat e Superiores”, tha Kastrati, i cili ka marrë zarfin me emrin e fituesit dhe pasi e ka hapur ka shpallur Juxhin Xhajën si arbitrin e vitit, duke e ftuar për të marrë çmimin.

Xhaja, i cili ka qenë një nga arbitrat që ka bërë paraqitje më të mirë vitin e kaluar në kampionatin shqiptar, pasi ka marrë vlerësimin në mbrëmjen gala u shpreh:

“Ndihem shumë i vlerësuar, është një motiv për të arritur më shumë në Shqipëri dhe arenën ndërkombëtare. Dua të falënderoj Komitetin e Arbitrave, të gjithë kolegët e mi dhe familjen që më ka mbështetur gjithmonë”, tha Xhaja.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…