Megi Doçi, “Këpuca e Artë”

Këpuca e Artë 2022 për vajza i ka shkuar sulmueses së Vllaznisë, Megi Doçi, rekordmene absolute në kampionatin e vajzave


Dy nga çmimet kryesore të mbrëmjes gala të FSHF-së ishin edhe “Këpuca e Artë 2022” për vajza dhe djem, trofe që jepet për golashënuesit më të mirë të vitit. Trofe që nuk kishin nevojë në fakt për votim, pasi ishin përcaktuar me gjuhën e golave të dy prej protagonistëve të vitit të kaluar.

Këpuca e Artë 2022 për vajza i ka shkuar sulmueses së Vllaznisë, Megi Doçi, rekordmene absolute në kampionatin e vajzave me fanellën kuqeblu me 66 gola të shënuar sezonin e kaluar, ndërsa trofeun ia ka dorëzuar anëtarja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Anila Basha, e cila u shpreh: “Isha 10 vjeç kur babai më mori përdore dhe më çoi në stadium, nga ajo ditë u dashurova me futbollin dhe më pas nuk reshta së luajtur futboll, ishin fjalët e kapitenes së parë të ekipit tokë kombëtare. Sot kemi gati 200 futbolliste dhe presim të masivizohet futbolli i vajzave. Vajzat duhet të inkurajohen, do të kënaqen, pasi edhe mbështetja nuk do të mungojë”.

Pas marrjes së çmimit, Megi Doçi u shpreh: “Kënaqësi të jem sonte mes më të mirave dhe më të mirëve. Diçka e bukur, organizim i bukur. Falënderoj FSHF-në për zhvillimin e futbollit të femrave në Shqipëri. Ky çmim i dedikohet familjes time, që më ka mbështetur gjithmonë”, – tha Doçi para të pranishmëve.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…