Orges Shehi, “Trajneri i vitit 2022”

Të nominuar për të fituar këtë çmim ishin edhe trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, si edhe trajneri i Egnatias, Shpëtim Duro


Orges Shehi është shpallur sot nga FSHF si fituesi i çmimit “Trajnerit i vitit 2022”, pasi ia doli që të udhëhiqte ekipin e Tiranës drejt titullit të 26-të kampion! Të nominuar për të fituar këtë çmim ishin edhe trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, si edhe trajneri i Egnatias, Shpëtim Duro.

Në mbrëmjen gala të zhvilluar në ‘Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit’, trajneri i ekipit kombëtar, Sylvinho i dorëzoi trofeun e rëndësishëm trajnerit të Tiranës, Orges Shehi. “Eshtë kënaqësi të jem këtu. Pasioni im është futbolli dhe e di që të gjithë këtu janë dashamirës të futbollit”, tha trajneri i Kombëtares para se t’i jepte trofeun teknikut bardheblu, i cili u shpreh i lumtur që është vlerësuar me këtë çmim teksa u shpreh: “Ndihem i nderuar dhe i vlerësuar për dy arsye: e para që isha midis dy trajnerëve të mi. Jemi kolegë, por i thërras akoma mister. Do doja ta ndaja me stafin tim teknik këtë çmim, edhe pse është individual”, – tha Shehi.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…