Simon Simoni, “Talenti i vitit 2022”

Mes djemve tre kandidatët për trofeun ishin Simon Simoni, Arinaldo Rrapaj dhe Rejan Alivoda


Mbrëmja gala e Federatës Shqiptare të Futbollit e organizuar sot në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në një atmosferë të shkëlqyer e të mbushur me emocione të mëdha ka nderuar me çmime protagonistët kryesor të vitit 2002 në futboll në një atmosferë të shkëlqyer. Dy nga çmimet më të veçanta ishin ato për “Talentin e vitit 2022” për djem dhe vajza.

Mes djemve tre kandidatët për trofeun ishin Simon Simoni, Arinaldo Rrapaj dhe Rejan Alivoda, ndërsa për të dorëzuar çmimin është ngjitur në skenë eksperti i edukimit në UEFA, Savvas Constantinou.

I ftuari i FSHF-së për këtë event madhor, pasi vlerësoi ecurinë mjaft të mirë të futbollit shqiptar, ka hapur zarfin dhe ka lexuar emrin e Simon Simonit, i cili u shpall fitues i këtij çmimi. Portieri i talentuar 18-vjeçar ka qenë një nga zbulimet e vitit të kaluar që kulmoi me transferimin e tij vetëm pak javë më parë nga Dinamo te Eintrahti i Frankfurtit në Bundesligën gjermane.

Duke qenë se vetë Simoni nuk mundi të ishte i pranishëm fizikisht për shkak të impenjimeve me klubin gjerman ai ka përshëndetur të pranishmit përmes një video-mesazhi, ku ka falënderuar të gjithë për vlerësimin.

“Mirëmbrëma të gjithëve! Në radhë të parë ndihem i nderuar për këtë çmim që po marr sot. Do të doja t’ju falënderoja nga afër, por për shkak të impenjimit që kam me ekipin nuk munda të jem sot në sallë, ndaj ju falënderoj të gjithëve. Ky çmim në veçanti i dedikohet familjes time që ka mbështetur gjatë gjithë kohës, personave që më kanë qëndruar afër dhe më kanë ndihmuar në zhvillimin tim ditë pas dite, trajnerëve të Akademisë së Shënkollit dhe Dinamos e gjithashtu trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave. Besoj se në Shqipëri ka mjaftueshëm talente që kanë cilësi, por duke punuar shumë dhe duke u stërvitur shumë mund të arrijnë në klube të njohura europiane. Ju uroj suksese në vijim”, – tha Simon Simoni në video-mesazhin e tij, ndërsa çmimi i është dorëzuar menaxherit të tij, Enis Ibrahimi.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…