Christian Mba, “Skuka” i ri te Partizani

Stafi teknik i të kuqve ka dhënë pëlqimin për lojtarin për sulmuesin e Trepca 89′.


Partizani e ka gjetur pasuesin e Xhuljano Skukës. Të kuqtë kishin shënjestruar sulmuesin e Trepca 89′, Christian Mba, i cili ka bërë një edicion të shkëlqyer në kampionatin kosovar. Burime të sigurta tregojnë detajet e marrëveshjes, me klubin e kuq që do të bëjë një nga blerjet më të shtrenjta të kampionatit shqiptar.

“Demat” do të paguajnë 180 mijë euro për sulmuesin, i cili do të nënshkruajë një kontratë për 3 vite e gjysmë. Sulmuesi 23-vjeçar ka shkëlqyer gjatë këtij edicioni, teksa ka shënuar 10 gola e ka dhënë 5 asistime në 18 paraqitje, duke qenë lideri i skuadrës.

Stafi teknik i të kuqve ka dhënë pëlqimin për lojtarin. Mba u transferua sezonin e shkuar në Kosovë, ndërsa tashmë ka mundësinë për të bërë një tjetër hap para, teksa Partizani shihet si një trampolinë për të. Të kuqtë morën 1.4 milionë euro nga shitja e Skukës, ndërsa kanë menduar që të investojë një pjesë të shumës tek nigeriani, i cili ka perspektivë dhe drejtuesit shpresojnë që të prërsërisin suksesin që patën me sulmuesin dibran.

Marrëveshja mes palëve dhe lojtarit është arritur dhe shumë shpejt pritet që lojtari të prezantohet dhe të bashkohet me skuadrën e Partizanit, për të qenë i gatshëm që për ndeshjen e radhës.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…