Rrezart Kokollari firmos për Kukësin

Mesfushori 19-vjeçar ka firmosur me verilindorët një kontratë deri në vitin 2026


Mesfushori Rrezart Kokollari është zyrtarisht futbollist i Kukësit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në Facebook.

Ata bëjnë të ditur se 19-vjeçari ka firmosur me verilindorët një kontratë deri në vitin 2026.

Futbollisti ka qenë pjesë e klubit italian San Luka, gjithashtu ka luajtur edhe me ekipin e moshave të Team Vaud e Yverdon në Zvicër.

NJOFTIMI I KLUBIT TË KUKËSIT

Futboll Klub Kukësi njofton se mesfushori Rrezart Kokollari është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 19-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë deri në vitin 2026, duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.

19 vjeçari nga Ferizaj, i lindur në Zvicër vjen te Kukësi nga kampionati italian ku së fundmi ka qenë pjesë e San Luca teksa është një futbollist i dalë nga akademia e Zurich. Kokollari ka luajtur edhe me ekipin e moshave të Team Vaud e Yverdon në Zvicër.

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Rrezart Kokollari dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Rrezart

Skeda e Lojtarit:
Emri: Rrezart Kokollari
Mosha: 19 vjeç
Gjatësia: 1.83 m
Kombësia: Shqiptar
Pozicioni: Mesfushor

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…