“Alija Perënija”, Ali Mema aristokrati universal i futbollit shqiptar

Ali Mema do te mbetet ne historine e futbollit shqiptar nje aristokrat, si ne fushen e lojes ashtu dhe jashte saj


Nga Saimir Z. Kadiu, enciklopedist

“Alija Perënija”!

Ali Mema do te mbushte sot 80 vjeç.

Sipas gazetarit te mirenjohur Bedri Alimehmeti, Ali Mema eshte “më i madhi i futbollit bardheblu dhe ndër më të mëdhenjtë e Shqipnisë”.
Ali Mema (1 SHKURT 1943 – 26 mars 2019) ishte ylli me i shndritshem i ekipit te madh te Myslym Alles ne vitet 60’… bashkelojtar i talenteve si Halili, Frashëri, O.Mema, Bytyçi, Bukoviku, Hyka, Kazanxhi, Kasmi, Xhaçka, Dhales, Nurishmi, Ishka, A. Çela etj.

Lojtari me universal i futbollit shqiptar… mbrojtës i djathtë i qendrës, stoper, mesfushë, sulm, kudo. Por edhe portier. Ai ka pritur 3 penallti në finalen e paharruar me Besën ne prill te vitit 1963 (finalja e Kupës së Republikës), 3-2 për Besën në Tiranë dhe pas një jave 1-0 për 17 Nëntorin në Kavajë.

Ali Mema pas demtimeve te portiereve Metani dhe Beliu, “zbaton” urdherin e Myslym Alles per te ruajtur porten ne serine e 5 penalltive…
Dhe pret tre penallti të gjuajtur nga Bit Rexha duke ndihmuar skuadren kryeqytetase te fitonte trofeun e pare te pasluftes…
Kam qene ne Angli ne shkurt 1993, kur eshte varrosur legjenda e futbollit anglez Bobby Moore.

Nje nga gazetat qendrore britanike shkruajti: “Nuk shoqeruam ne banesen e fundit nje futbollist,… por futbollistin.”
Ishte nje sentence lakonike per te treguar klasin si futbollist dhe si qytetar te Bobby Moore.

I tille mbetet edhe perceptimi i publikut shqiptar per kampionin e madh Ali Mema, te cilin do te doja ta krahasoja me xhentilesen e kampionit te madh Anglez.

Per koincidence edhe Moore edhe Mema kane mbajtur numrin 6…

Ali Mema do te mbetet ne historine e futbollit shqiptar nje aristokrat, si ne fushen e lojes ashtu dhe jashte saj. Nje nga yjet e shndritshem te futbollit shqiptar.

Luajti ne nje kohe kur nuk fitoi asgje materiale. Luajti me ndershmeri dhe talent per gezimin tone ne kohe te veshtira dhe mbeti nje nga idhujt tane…qe kurre nuk do te harrohet.

Trofe te fituar:

Kampionate: 4 me SK Tirana (17 nëntori) në sezonet 1964-1965, 1965-1966, 1968 dhe 1969-1970

Kupa të Shqipërisë: 1 me SK Tirana (17 nëntori) 1963

Kampionate si zv-trajner: 3 me SK Tirana (17 nëntor) 1981-1982, 1984-1985, 1996-1997

Mjeshtri i madh Ali Mema ka luajtur me ekipin Kombëtar 12 ndeshje ne vitet 1963-1967. (Ketu nuk perfshihen dy ndeshje me ekipin olimpik shqiptar, te luajtura kunder ekipit olimpik bullgar)

Per here te pare me perfaqesuesen Mema ka luajtur kunder Danimarkes me 30 tetor 1963 (1-0) dhe te fundit kunder RFGJ ne 17 dhjetor 1967 (0-0).

Takime ndërkombëtare miqësore dhe zyrtare për Kupën e Kampioneve dhe Kupën Ballkanike midis klubeve: 80.

I dha fund futbollit te luajtur ne vitin 1972, kur ishte vetem 29 vjeç…

Mban titujt: “Mjeshtër i Madh”, “Mjeshtër Sporti”, “Mjeshtër i Merituar”, “Nderi Sportit Shqiptar”, “Legjenda e Futbollit Shqiptar”, “Mirënjohje e Qytetit të Tiranës”, në “Librin e Artë” të Klubit të Futbollit “Tirana”.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…