Diana Myrtolli, “6”-ta e madhe e basketbollit përmetar

Me 23 vite karrierë të shkëlqyer sportive, Diana konsiderohet organizatorja më e mirë që ka nxjerë Përmeti.


Nga Agron Jonuzi,
administrator i grupit “Unë jam Përmetar”

Kur Et’hem Kaso, një nga themeluesit të basketbollit përmetar për femra dhe meshkuj në vitet 1960 dhe një nga trajnerët më të mirë të basketbollit në Shqipëri, pa një vajzë të re të prekte për herë të parë topin dhe të shënonte koshin e parë të saj, ai e ndjeu se Përmetit po i vinte një basketbolliste e madhe.

Vajza e re quhej Diana Myrtolli.

Sot, numri “6” i Përmetit (dikur “24 Maji”), pas 23 vjetësh karrierë të shkëlqyer sportive, konsiderohet si organizatorja më e mirë që ka nxjerrë skuadra e Përmetit në historinë e saj, një nga ekipet më simpatike në basketbollin e femrave në Shqipëri, por edhe e vlerësuar nga Federata Shqiptare e Basketbollit, si një nga organizatoret më inteligjente në Shqipëri, përkrah legjendave më të mëdha të koshit shqiptar, si Edra Alibegaj (17 Nëntori, sot Tirana) apo Zamira Koleci (Skënderbeu).

Diana fituese e “Anketës sportive”, si “basketbollistja më e mirë e të gjitha kohërave në Përmet”, e organizuar në vitin 2001 nga Bashkia e Përmetit, me pjësëmarrjen e opinionit të gjerë sportiv dhe të specialistëve të sportit. Myrtolli (Çobo) është “Nderi i Qytetit” të Permetit, titulli më i lartë që jep Bashkia.

Në fakt, skuadra e Përmetit nën drejtimin e “Mjeshtrit të Madh”, Et’hem Kaso,  kishte nxjerrë disa breza basketbollistesh të famshem, emra të tillë si Premtina Bejo (Koçollari), Aleksandra Ndreu (kapitene e ekipit Kombëtar të Shqipërisë, apo Florika Bega (redaktore e librit “Përmeti basket 1958-2016: basketbolli në qytetin tonë” me autorë Ethem Kaso, Ligor Shyti), për të përmendur vetëm tre nga shumë yjet e koshit përmetar ndër vite, duke krijuar një traditë të shkëlqyer në basketbollin e femrave.

Në gati dy dekada si basketbolliste (1972-1995), Diana Myrtolli bën pjesë në një prej gjeneratave më të shquara të Përmetit, si Valentina Maçingo, Shpresa Peçi, motrat Shero dhe Valentina Llanaj, Loreta Meçi apo Melita Kote, ndërsa shikuesit e zjarrë përmetarë, si kur mbushnin shkallët plot dikur te fusha sportive (me bazë rërën e tullës) pranë Konviktit, ashtu edhe më pas në pallatin modern të sportit (me parket) pranë Gurit të Qytetit kanë përjetuar emocione e ndeshjeve të jashtëzakonshme të zhvilluara.

Falë kontributit të Dianës dhe shoqeve të saj, skuadra ishte për gati dy dekada ndër gjashtë më të mirat e Shqipërisë, duke dhuruar ndeshje të mëdha dhe të paharrueshme ndaj 17 Nëntorit, Partizanit, Vllaznisë, Skënderbeut, Apolonisë, Luftëtarit dhe Flamurtarit.

Gjimnazistja e dikurshme simpatike e Shkollës së Mesme “Sami Frashëri” – Pallati i Sportit ndodhet pikërisht pranë saj – pas diplomimit në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” (sot Universiteti i Sporteve) u transmetoi dashurinë për basketbollin edhe nxënësve të saj, por edhe si trajnere basketbolli e të rejave, duke edukuara dhe rritur gjeneratat e ardhshme.

Energjia e Dianës, ashtu si “gjarpërimet” e saj midis kundërshtarëve; buzëqeshja e saj, ashtu si koshat spektakolarë nga distanca, e shndërruan atë jo vetëm në një idhull të shoqeve të saj, por edhe një një rivale të respektuar nga ekipet e tjera.

Një bashkëshorte e shkëlqyer, nuse e një prej familjeve më të njohura në Përmet, Nikolla Çobos, Diana gëzon respektin e përmetarëve, dashamirësve të sportit, por edhe të specialistëve të basketbollit. Një figurë e kompletuar dhe pikë referimi në çdo dokumentar që i kushtohet basketbollit përmetar.

Diana Myrtolli Çobo sot është në pensionin e detyruar, larg mësimdhënies në shkollë, por gjithmonë pranë dashurisë së saj: basketbollit dhe parketit. Duke shënuar gjithmonë koshin magjik të saj, ashtu siç e pa për herë të parë trajneri Et’hem Kaso, kur ishte vetëm në prekjen e topit të parë, por me prekjen ledhatuese që dinë ta bëjnë vetëm legjendat!

 

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…