Herri Kejn, rekordmeni i Totenhemit

Herri Kejn ka shkruar sot emrin e tij në librat e historisë e Totenhemi, duke u bërë golashënuesi më i mirë


Herri Kejn ka shkruar sot emrin e tij në librat e historisë së klubit të Totenhemit, duke u bërë golashënuesi më i mirë i këtij klubi. Sulmuesi anglez, ka shënuar sot golin e tij të 267 në karrierë me fanellën e skuadrës londineze, në ndeshjen ndaj kampionëve në fuqi të Mançester Sitit.

Goli i realizuar në minutën e 15 të duelit, ishte ai që i dha avantazhin skuadrës së tij e njëkohësisht i siguroi Kejn që të kalonte legjendën Xhimi Grivs në renditjen e të gjitha kohëve për Totenhem, duke qenë ai mbajtësi i vetëm i këtij rekordi.

Ky ishte goli i tij i 200 në Premier Ligë, duke e bërë Kejn golashënuesin e tretë në renditjen e të gjitha kohëve, me vetëm Uejn Runin dhe Alan Shirer që kanë realizuar më shumë.

Runi është lehtësisht i arritshëm pasi i ka dhënë fund karrierës në kuotën e 208 golave. Ndërsa për të arritur Shirer do t’i duhet të paktën edhe një vit, pasi ish-sulmuesi anglez e mbylli në kuotën e 260 golave.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…