“Paris-Midi”: Shqipëria e Zogut, “parajsa e sportit” me kanotazh dhe tenis!

Gazeta franceze ka botuar një shkrim, më 27 janar 1934 në lidhje me zhvillimin e sportit në Shqipëri.


Nga Aurenc Bebja, Darsiani.com

“Paris-Midi” ka botuar, të shtunën e 27 janarit 1934, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me zhvillimin (përhapjen) e sportit në Shqipëri, mbi të gjitha falë vendimit të Mbretit Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.

SHKRIMI I PLOTË

Shqipëria, Parajsa e sportit

“Ishte viti 1928, kur u themelua një federatë omni-sportive, e cila filloi aktivitetin sportiv. Shumë klube u krijuan dhe çelja e kampionatëve u dha një shtytje të madhe sporteve. Udhëheqësit e federatës emërohen nga vetë mbreti dhe gëzojnë një franshizë (ekskluzivitet) postare, telefonike dhe telegrafike.

Federata organizon vetë takimet e mëdha dhe me të ardhurat që paguhen, heq të gjitha shpenzimet e organizimit dhe trajnimit të pjesëmarrësve.

Sporti kryesor është futbolli, luhet nga 25 klube dhe praktikohet në zonat më të largëta të mbretërisë, në terrene të ofruara falas nga qeveria.

Kanotazhi, çiklizmi, atletika dhe tenisi janë gjithashtu popullorë.

Përveç kësaj, automobilat dhe motoçiklizmi janë përhapur ndjeshëm falë krijimit të një rrjeti rrugësh të shkëlqyera.

Deri tani nuk e dinim, por që nga ngjitja në fron e mbretit Zog, Shqipëria është bërë një vend sportiv. Ky mbret dekretoi se sporti ishte një domosdoshmëri kombëtare dhe e deklaroi atë të detyrueshëm në shkolla, ku mësuesit e specializuar u mësojnë nxënësve të tyre edukimin sportiv.

Publiku po inkurajon përpjekjet duke ardhur masivisht në takime, në mënyrë që Shqipëria me të drejtë mund të konsiderohet si Eden i sportit. – O.K.”

Burimi: Darsiani.com

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…