Partizani në krizë, humbja e pestë radhazi!

Partizani ka regjistruar ndeshjen e 5-të radhazi pa fitore, teksa sot është mundur nga Laçi.


Partizani ka regjistruar ndeshjen e 5-të radhazi pa fitore, teksa sot është mundur përsëri në shtëpi. Këtë radhë nga Laçi (1-2), i cili e ka mposhtur me përmbysje duke u pozicionuar tashmë falë rezultateve të fundit, në vendin e tretë në klasifikim, ndonëse pak javë më parë ishte në luftë për mbijetesën.

Pritej një sfidë e luftuar dhe ashtu ishte, pasi të dy ekipet bënë presing duke mos lejuar që të zhvillohej një lojë e rrjedhshme. Laçi kishte rastet më të mira por ishte Partizani që gjeti golin e avantazhit me Da Silva falë një gjuajtje të shkëlqyer. Megjithatë, në fundin e pjesës së parë, Turkaj vendosi baraspeshën në shifrat me një gjuajtje me kokë, i harruar në zonë nga mbrojtja vendase.

Në fillimin e pjesës së dytë, Laçi filloi pak nga pak të rriste lojë e vet dhe ia doli të kalonte në avantazh me Shkurtajn. Më pas, skuadra e Mezanit u mbrojt me rregull duke mos i lejuar asgjë Partizanit që nuk ia doli të gjente më rrjetën.

Kështu, të kuqtë shënuan ndeshjen e pestë radhazi pa fitore, ndër të cilat kanë humbur 3 të tilla. Kështu ata shohin Tiranën t’u arratiset edhe më shumë në kreun e renditjes dhe duke i dhënë mundësinë njëkohësisht Laçit që të futet mes pretendentëve për zonën e Europës në Superiore.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…