Armand Duka drejt mandatit të dytë në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s

Presidenti i FSHF-së do të jetë kandidat për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Ai ka marrë mbështetjen e Bosnjë-Hercegovinës.


Vico Zeljkovic, presidenti i Federatës së Futbollit të Bosnje Hercegovinës ka pritur sot në një takim kreun e FSHF, Armand Dukën.

Në këtë takim pune ishte i pranishëm edhe Marijan Kustic, kreu i Federatës së Futbollit të Kroacisë.

Zeljkovic ka treguar mbështetjen e tij për Armand Dukën që do të hedh sërish kandidaturën për të marrë vendin në Komitetin Ekzekutiv të UEFA.

“Diskutuam bashkëpunimin mes Federatave dhe zgjedhjet në Federatën Europiane të Futbollit që zhvillohen në 5 prill në Portugali, ku Armand Duka do të jetë kandidat për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Ai ka marrë mbështetjen tonë të plotë”, tha Zeljkovic.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…