Euro 2024, Silvinjo zbulon emrat ndaj Polonisë!

Poloni-Shqipëri do të luhet më 27 mars në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës


Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvino (Sylvio Mendes Campos Junior) ka shpallur sot listën me emrat e 23 lojtarëve që do të grumbullohen për ndeshjen e parë në Kualifikueset e Euro 2024 ndaj Polonisë, që do të luhet më 27 mars 2023.

Për premierën e tij kuqezi, tekniku brazilian ka përfshirë disa emra të rinj krahasuar me ndeshjet e fundit si Jon Mersinaj, Andi Hadroj, Jasir Asani, Lindon Selahi dhe Anis Mehmeti. Ndërsa pjesa tjetër është thuajse i njëjti grup që mori pjesë në edicionin e fundit të Ligës së Kombeve me pak ndryshime.

Tre portierët e ftuar janë Etrit Berisha, Thomas Strakosha e Elhan Kastrati, ndërsa në mbrojtje janë Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ermir Lenjani, Adrian Ismajli, Marash Kumbulla e Frederic Veseli.

Në mesfushë do të jenë Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Klaus Gjasula, Amir Abrashi, Ylber Ramadani, dhe Nedim Bajrami, ndërsa në sulm janë thirrur Sokol Cikalleshi, Myrto Uzuni dhe Taulant Seferi.

Trajneri Sylvinho do të dalë në një konferencë për median të shtunën ora 11:00 në ambientet e Shtëpisë së Futbollit ku do të flasë për zgjedhjet e tij dhe për objektivat në këto kualifikuese dhe sfidën me Poloninë.

Sakaq, Kombëtarja do të nisë grumbullimin të dielën në Tiranë, ndërkohë që në vazhdim do të publikohet edhe axhenda mediatike dhe stërvitore e kuqezinjve. Sfida Poloni-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2024, grupi E, do të luhet më 27 mars në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës dhe nis në ora 20:45.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…