Shqipëria U-21 mundet në miqësore nga Polonia

Shqipëria e 21 vjeҫarëve ka zhvilluar në Antalia të Turqisë miqësoren e dytë ndaj Polonisë


Shqipëria e 21 vjeҫarëve ka zhvilluar pasditen e sotme në Antalia të Turqisë miqësoren e dytë ndaj Polonisë dhe janë mundur me rezultatin 2-0, në një ndeshje shumë të “ҫuditshme” duke parë që në 90 minuta kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi ishin dominues përballë kundërshtarëve polak.

Trajneri Bushi hodhi në fushë këtë formacion titullar: Shqipëria U-21: Simoni; Buxhelaj, Mitaj, Preka, Dajko; Berisha; Ismaili, Pajaziti; Kurtulan, Shpendi; Toҫi.

Dy ndryshime në mbrojtje për trajnerin Bushi në krahasim me ndeshjen e fituar ndaj Azerbajxhanit me Elmando Gjinin dhe Agan Mjaki që për shkak impenjimesh me klubet e tyre dhe dëmtimesh nuk ishin titular dhe u zëndësuan nga Dajko dhe Preka. Loja fillon me kuqezinjtë që kanë zotërimin e topit por goditen në minutën e 11-të pas një gabimi në qendër të mbrojtjes dhe Szymon Ulodarczyk gjen rrugën e rrjetës. Kuqezinjtë marrin lojën në kontroll duke fituar terren dhe duke ju afruar portës kundërshtare me rastin e parë për gol që vjen në minutën e 38-të.

Në minutën e parë shtesë vjen dhe rasti më i mirë për kuqezinjtë, me Stiven Shpendin që gjëndet i vetëm me portierin Bakovski por nuk arrin ta kalojë atë. Pjesa e dytë vjen me një tjetër mundësi shënimi në minutën e 54-të kur pas një krosimi nga krahu i djathtë, topi kalon zonën e vogël por asnjë nga sulmuesit nuk arrin ta shtyjë në rrjetë.

Në minutat 63-70 kuqezinjtë shtojnë presionin dhe janë të gjithë në zonën polake, duke tentuar shumë herë me Toҫin, Pajazitin dhe Kurtulan. Në minutën e 80-të kapiteni Berisha ka një shans të mirë, me një goditje dënimi përpara zonës së Polonisë por nuk gjen kuadratin me topin që shkon pak mbi tranversë. Një minutë më vonë polakët do të gjejnë dhe golin e dytë, me të njëjtin autor, Ulodarczyk që përfiton nga një tjetër gabim në qendër të mbrojtjes.

Në këtë ndeshje të dytë miqësore, trajneri Bushi pati mundësi të aktivizojë të gjithë lojtarët që kishte marrë në grumbullimin një javor që zhvilloi në Antalia. Dy ndeshje për 21 vjeҫarët ku në të parën arritën të triumfojnë 2-1 ndaj Azerbajxhanit dhe sot u mundën nga polakët. Duhet theksuar se ndeshja e zhvilluar nga kuqezinjtë ishte shumë e mirë dhe krijuan shumë raste për shënim por pa arritur të konkretizojnë.

Ndeshje miqësore

Poloni U21 – Shqipëri U21 2-0

Shënues: Szymon Ulodarczyk 11’,81’

Shqipëria: Simon Simoni, Ajdi Dajko, Marcelino Preka, Mario Mitaj, Paulo Buxhelaj, Behar Ismaili, Arda Kurtulan, Medon Berisha, Eljon Toçi, Adrion Pajaziti, Stiven Shpendi. U aktivizuan: Lilo, Nerguti, Kristjan Shpendi, Torraj, Nikqi, Kurti, Gjuzi, Shehu, Alivoda.

Trajner: Alban Bushi

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…