Egnatia mposht Tiranën dhe fiton për herë të parë Kupën e Shqipërisë

Medaljet dhe Kupëa e Shqipërisë iu dorëzun Egnatias nga zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Lutfi Nuri


Një finale mjaft interesante nga të dyja ekipet, që prodhuan 120 minuta shumë të luftuara. Në pjesën e parë të takimit, bardheblutë mbeten me një lojtar më pak në minutën e 25-të, pasi arbitri Jorgji akordon një karton të kuq për Berishën, i cili bën një ndërhyrje të gabuar ndaj Xhekson. Megjithatë, nuk mungojnë rastet nga të dyja ekipet, që tentojnë portat respektive gjatë kësaj pjese të parë, por gjithçka mbyllet me rezultatin e bardhë 0-0.

Rezultati nuk ndryshon as në fraksionin e dytë të takimit, pavarësisht rasteve të shumta, si nga ana e ekipit të Tiranës, ashtu edhe nga skuadra e Egnatias. Rrogozhinasve iu anullua një gol nga VAR, me Dëamena që kalon në avantazh Egnatian, por sulmuesi Redi Kasa i cili jep asistin e golit është në pozicion jashtë loje. Koha e rregullt nuk mjafton, me skuadrat që i drejtohen minutave shtesë të kësaj finaleje.

Ndërkaq, përfundoi pa gola edhe shtesa e parë 15 minutëshe, teksa në 15 minutat e tjera shtesë, rrogozhinasit gjetën golin e epërsisë me Xhekson. Arbitri kryesor akordon një 11-metërsh në favor të Egnatias, teksa është Xhekson ai që e merr përsipër ta gjuajë penalltinë.

Futbollisti rrogozhinas gjuan 11-metërshin, por Lika pret, teksa është sërish Xhekson ai që gjendet mirë dhe e shtyn topin në rrjetë. Ndeshja mbyllet me rezultatin 1-0, me Egnatian që për herë të parë në historinë e saj si skuadër luajti një finale të Kupës së Shqipërisë dhe ia doli ta fitojë.

Në fund të ndeshjes u zhvillua edhe ceremonia e dhënies së medaljeve dhe Kupës së Shqipërisë, që iu dorëzuan Egnatias nga zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Lutfi Nuriu.

FORMACIONET ZYRTARE: Tirana – Egnatia

TIRANA: Lika, Toshevksi, Najdvoski, Behiratçe, Përgjoni; Hila, Deliu, Qefalija; Haxhiu, Berisha, Abazaj.

Trajner: Orges Shehi

EGNATIA: Sherri; Fangaj, Malota, Memolla, Musta; Zejnullai, Mëllugja, Fernando; Kasa, Duamena, Xhekson.

Trajner: Edlir Tetova

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…