Presidenti Duka mirëpret në “Shtëpinë e Futbollit” Ambasadorin e Turqisë

Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kagan Atay, zhvilloi një vizitë kortezie në FSHF


Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kagan Atay, zhvilloi një vizitë kortezie në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku u prit nga Presidenti Armand Duka.

Kreu i FSHF-së i dhuroi ambasadorit turk një bluzë të Kombëtares me numër 25 ku ishte shkruar emri “Atay”.

Postimi i Presidentit Duka

Mirëprita ditën e sotme në “Shtëpinë e Futbollit” Ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, z. Tayyar Kagan Atay.

E njoha Ambasadorin Atay me projektet dhe objektivat e Federatës së Futbollit. Diskutuam në të njëjtën kohë edhe për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në aspektin sportiv.

Ambasadori nga ana e tij shprehu vlerësimet e tij për arritjen e futbollit dhe Kombëtares shqiptare në këto vitet e fundit.

Gjithashtu theksoi se është me të vërtetë i lumtur që Beshiktasi do të vijë në Shqipëri për një ndeshje europiane, ndërkohë që unë e garantova Ambasadorin se ekipi dhe tifozët turq që do të gjejnë një atmosferë të shkëlqyer në vendin tonë më rastin e përballjes së dy klubeve historike të vëndeve tona.

Mirëprita ditën e sotme në “Shtëpinë e Futbollit” Ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, z. Tayyar Kagan Atay.

E njoha…

Posted by Armand Duka on Monday, July 31, 2023

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…