Hidhet shorti i “Abissnet Superiore 2023/2024”, zbardhet kalendari i plotë i ndeshjeve

10 klubet shqiptare kanë mësuar nga goglat kundërshtarët e tyre për 36 javët e këtij edicioni


Eshtë hedhur në sallën e konferencave në “Shtëpinë e Futbollit” shorti për kalendarin e kampionatit “Abissnet Superiore” për sezonin 2023/2024, që është edhe edicioni i 85-të i Superiores.

Të pranishëm në hedhjen e shortit ishin përfaqësuesit e 10 klubeve të kampionatit “Abissnet Superiore”, përfaqësues të medias shqiptare, shefi i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani si edhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala.

10 klubet shqiptare kanë mësuar nga goglat kundërshtarët e tyre për 36 javët e këtij edicioni, teksa që në javën e parë premtohen emocione.

Java e parë e kampionatit “Abissnet Superiore”, 19 gusht 2023:

KF Partizani – KF Teuta

KF Laçi – KF Erzeni

KF Vllaznia – FK Kukësi

FK Dinamo – KF Tirana

KF Egnatia – KF Skënderbeu

Sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, kampionati “Abissnet Superiore” do të fillojë më 19 gusht 2023 dhe është planifikuar të mbyllet me 11 maj 2024.

Në kampionatin “Abissnet Superiore” këtë sezon marrin pjesë këto skuadra: KF Tirana, KF Laçi, KF Partizani, FK Kukësi, KF Vllaznia, KF Teuta, KF Skënderbeu, KF Egnatia, FK Dinamo dhe KF Erzeni.

Më poshtë edhe kalendari i plotë me të gjitha sfidat:

Kalendari i plotë i kampionatit Abissnet Superiore për sezonin futbollistik 2023-2024

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…