Shorti i edicionit të ri futbollistik 2023/2024, zbardhet kalendari i Kategorisë së Parë

Të pranishëm në hedhjen e shortit ishin përfaqësuesit e 12 klubeve pjesëmarrëse të këtij edicioni


Në ambientet e sallës së konferencave në “Shtëpinë e Futbollit” është zbardhur edhe kalendari i edicionit të ri futbollistik 2023/2024 për Kategorinë e Parë.

Të pranishëm në hedhjen e shortit ishin përfaqësuesit e 12 klubeve pjesëmarrëse të këtij edicioni, të cilët mësuan nga goglat kundërshtarët që do të kenë përballë gjatë këtij edicioni në 33 javë, ndërsa shorti u hodh nga shefi i Departamentit të Garave në FSHF, Marjus Sulejmani si edhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala.

Java e parë e kampionatit “Kategoria e Parë”, 2 shtator 2023:

KF Luz i Vogël – Flamurtari FC

Vora – FC Besa

KF Bylis – KF Burreli

KS Kastrioti – Elbasani

FK Tomori – KS Korabi

FC Lushnja – FK Apolonia

Në këtë edicion të ri, që do të ngrejë siparin më 2 shtator 2023 dhe është planifikuar të mbyllet më 8 maj 2024 do të marrin pjesë 12 skuadra që do të garojnë në tre faza dhe do të luhen në total 33 javë.

Në kampionatin e ‘Kategorisë së Parë’ do të marrin pjesë këto skuadra: KF Bylis, KS Kastrioti, Flamurtari FC, FK Tomori, KS Korabi, FK Apolonia, KF Luz i Vogël 2008, FC Besa, FC Lushnja, KF Burreli, Vora, Elbasani.

Këto 12 skuadra do luajnë me sistem vajtje-ardhje 2 fazat e para, ndërsa ndeshjet e fazës së tretë do të zhvillohen sipas skemës së përcaktuar nga Departamenti i Garave në FSHF.

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet Superiore”, ndërsa e renditura nga vendi 3-të deri në vendin e 6-të do të jenë pjesë e fazës play-off për të përcaktuar skuadrën që do të luajë me skuadrën e renditur në vendin e tetë në Abissnet Superiore.

Më poshtë edhe kalendari i plotë me të gjitha ndeshjet:

Kalendari i plote i kampionati Kategoria e Parë per sezonin futbollistik 2023-2024

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…