Festë dhe gola në “Air Albania”, Roma mund Partizanin

Roma u kthye në Tiranë 444 ditë pas finales së Conference League


Roma u kthye në Tiranë 444 ditë pas finales së Conference League, këtë herë për të luajtur miqësoren me kampionët e Shqipërisë, Partizanin.

Në “Air Albania” ishte një mbrëmje festive, teksa stadiumi ishte i mbushur gati në kapacitetin maksimal, ku në fund Roma mundi të kuqtë me rezultatin 1-2.

Jose Morinho, një emër i dashur për tifozët shqiptar, hodhi në fushë lojtarët më të mirë që kishte në dispozicion, për vetë faktin se kjo ishte prova e fundit para nisje së Serie A.

Në krahun tjetër, trajneri Zekiç hodhi në fushë lojtarët që kanë pasur më pak hapësira në Europë, duke lënë të kuptohet që prioritet për të është sfida e kthimit me Valmiera, që do të luhet të enjten në Elbasan Arena.

Në lojë, diferencat ishin të kuptueshme, me Romën që ishte dominese dhe arriti që të shënonte golin e avantazhit që në të 12-ën, me anë të El Shaaraëy. “Faraoni” doli i vetëm me Hoxhën dhe arriti që të realizonte.

Italianët ishin dominues dhe provuan sërish me El Shaaraëy që ishte rrezikua kryesor. Një top i humbur nga Hadroi u shfrytëzuar mjaft mirë nga Roma që me anë të Belotti-t shënoi dhe golin e dytë të ndeshjes.

Partizani nisi të ngacmonte dhe rrezikoi pak më vonë me Koten, por nuk arriti dot që të ndryshonte rezultatin. Tre minuta para fundit të pjesës së parë “demat” pretenduan për penallti, por Xhaja vijoi lojën.

Pjesa e dytë nisi me ndryshime nga të dyja skuadrat, ndërkohë që panorama ishte e njëjtë me Romën më kërkuese, ndërsa Partizani që tentonte me kundërsulmet.

Qirko bëri disa pritje të bukura, ndërkohë të kuqtë luajtën me pjesën më të madhe të titullarëve në fundin e lojës, duke e shtuar dukshëm presionin.

10 minuta e fundit, të dyja skuadrat luajtën me 10 lojtarë. Preka u largua nga fusha i dëmtuar, ndërkohë që Mourinho menjëherë reagoi duke larguar Aouar e duke barazuar lojtarët në fushë.

Vetëm pak minuta më vonë, Cara u ndal në mënyrë të parregullt brenda zone dhe Xhaja akordoi 11-metërsh. Sulmuesi mori përsipër ekzekutimin dhe u tregua i saktë, duke ndëshkuar Romën, e duke entuziazmuar tifozët në shkallët e stadiumit.

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…