Lautaro merr për dore Interin, zikaltrit bëjnë detyrën ndaj Monzës

Interi e nis me këmbën e mbarë sezonin e ri, duke ia dalë të triumfojë me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Monzës,


Interi e nis me këmbën e mbarë sezonin e ri, duke ia dalë të triumfojë me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Monzës, në sfidën e javës së parë të kampionatit italian.

Kapiteni i ri i zikaltërve, Lautaro Martinez vulosi ndeshjen me një dopietë, pasi shënoi nga një gol për çdo pjesë dhe i dha tre pikët skuadrës së drejtuar nga Simone Inzaghi.

Sulmuesi argjentinas zhbllokoi sfidën në minutën e 8’, pasi finalizoi një aksion perfekt të zikaltërve, ndërsa në të 76-ën vulosi fitoren, duke shtyrë në rrjetë një asist perfekt të Marko Arnautovic.

Debutuan disa prej afrimeve të verës te Interi, me Yann Sommer që ishte një spektator pa pagesë, Marcus Thuram, që veçanërisht në pjesën e parë tregoi cilësi mjaft të mira teknike dhe Arnautovic, që dukej sikur nuk ishte larguar kurrë nga zikaltrit./ Super Sport

Top Channel

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…