Silvinjo dhe Gjimshiti: Kemi gjithçka për të marrë maksimumin ndaj Çekisë

Në prag të përballjes së parë të muajit shtator kundër Republikës Çeke, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”


Në prag të përballjes së parë të muajit shtator kundër Republikës Çeke, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, që do të luhet mbrëmjen e së enjtes në stadiumin “Fortuna Arena”, në orën 20:45, trajneri i Shqipërisë, Silvinjo Mendes Campos Junior dhe mbrojtësi i ekipit kombëtar, Berat Gjimshiti, dolën në konferencën zyrtare për media.

Ndërsa iu përgjigj interesit të medieve shqiptare dhe çeke, trajneri Silvinjo u shpreh se përballja me Çekinë është shumë e rëndësishme dhe koha në dispozicion për të përgatitur këtë ndeshje ka qenë e pakët.

E megjithatë, tekniku i ekipit tonë kombëtar është shprehur shumë i kënaqur për gjendjen e lojtarëve të grumbulluar dhe për gatishmërinë e tyre. Trajneri Silvinjo vlerësoi kundërshtarin çek, ndërsa tha ndër të tjera se ende nuk e ka vendosur formacionin e 11 titullarëve që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Mesazhi për kuqezinjtë është një i vetëm: Nuk duhet të mungojë përqëndrimi në fushën e lojës.

“Është një ndeshje e rëndësishme. Kemi punuar fort duke analizuar kundërshtarin dhe përgatitur në mënyrën më të mirë. Ka qenë një kohë e pakët ku kemi menaxhuar skuadrën në nivel individual dhe si grup ku kemi ndarë informacion. Jam i kënaqur për gjendjen e skuadrës. Motivimi është i lartë dhe duhet të them se nesër është një ndeshje e vështirë, djemtë e dinë këtë dhe ata janë mësuar të luajnë në të tilla ndeshje. E qartë që kërkohet një përgjegjësi më e madhe këtë herë, duke parë ndeshjen që kemi përpara. Ne e ndjejmë përgjegjësinë që kemi, këto janë ndeshje për t’u shfrytëzuar në mënyrën më të mirë. Janë ndeshje të rëndësishme dhe të gjithë duan të luajnë. Jam shumë i lumtur për këtë”, u shpreh trajneri Silvinjo.

Lidhur me formacionin e Shqipërisë kundër Çekisë, ai tha se, “ne akoma nuk kemi vendosur për disa pozicione se kush do të luajë. Duhet të menaxhojmë mirë të gjithë lojtarët. Nesër në mëngjes do të zhvillojmë dhe një seancë të fundit. Kush është në 100%-shin e tij do të zbresë në fushën e lojës si titullar. Është një ndeshje që kërkon nivel përqendrimi shumë të lartë. Nëse ka diçka që duhet t’i thuhet lojtarëve në përgatitje është se në këto ndeshje, përqendrimi nuk duhet të mungojë. Ata janë një skuadër shumë e fortë, kanë një trajner që ndodhet këtu prej disa vitesh. Do të jetë një ndeshje e bukur”.

I pyetur se si e mban mend trajneri golin që ka shënuar si lojtar? ai u përgjigje se, nuk është një kujtim i bukur për të, sepse siç tha Silvinjo, “unë shënova në atë ndeshje, por ne e humbëm ndeshjen”.

“Më pëlqen Praga. Shpresoj të shoh një gol të bukur, si ai që shënova unë. Ndoshta shënon Mario”, u shpreh ai.

Ndërsa mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti u shpreh që kuqezinjtë janë gati të përballen me Çekinë nesër dhe besojnë 100 % se mund t’ia dalin të marrin një rezultat pozitiv në Pragë. Duke iu përgjigjur interesit të medieve, mbrojtësi shqiptar tregoi se skuadra e ka përgatitur mirë ndeshjen dhe se i kanë studiuar mirë çekët në lojën e tyre. Gjimshiti nënvizoi se skuadra është e fokusuar totalisht te ndeshja e nesërme kundër Çekisë, ndërsa tha se dëshira e tij është të kualifikohet me Kombëtaren në Europian dhe të jetë pjesë e grupit në finalet “Gjermani 2024”.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…