Zemra mal për këta djem dhe për tifozët fantastikë!

President i FSHF: Super super, super fitore e Kombëtares ndaj Polonisë!


Nga Armand Duka

Super super, super fitore e Kombëtares ndaj Polonisë!

Zemra mal për këta djem dhe për tifozët fantastikë që mbështetën papushim skuadrën dhe e motivuan të arrinte këtë fitore historike.

Dua t’i falënderoj të gjithë një nga një që bënë të mundur këtë sukses madh, që na afron gjithmonë e më shumë drejt objektivit, finaleve të Euro “Gjermani 2024”.

Është momenti të festojmë, por nuk duhet kurrsesi të kalojmë në eufori, të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të nisim që nga nesër punën për ndeshjen e radhës, pasi kemi edhe tre finale për të luajtur.

Urime edhe një herë skuadrës, stafit teknik për punën e bërë dhe tifozëve.

Të vazhdojmë kështu, jemi të ndërgjegjshëm që kjo skuadër ka potencial të madh dhe yjet tanë kuqezi na bëjnë të gjithëve të ëndërrojmë.

U jemi përjetë falënderues tifozëve që e kthyen stadiumin në një arenë që ushtoi për 90 minuta në mbështetje të simbolit të të shqiptarëve.

Suksese dhe forca Shqipëria!

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…