Silvinjo: Kjo është fitorja më e bukur si trajner!

Shqipëria arriti një fitore madhështore ndaj Polonisë me rezultatin 2-0


Shqipëria arriti një fitore madhështore ndaj Polonisë me rezultatin 2-0. Merita absolute për këtë triumf ka padyshim trajneri Silvinjo, i cili duket se i ka gjetur mekanizmat e duhura Kombëtares kuqezi, që po funksionon në mënyrë më të mirë të mundshme. Tekniku brazilian analizoi suksesin e arritur ndaj polakëve, teksa në prononcimin e dhënë për “TV KLAN”, ndër të tjera deklaroi:

“Së pari dua të falenderoj të gjithë shqiptarë, ishte një fitore e të gjithëve, e atyre tifozëve të mrekullueshëm që ishin sot këtu. Ne kemi bërë një ndeshje shumë të bukur, kemi punuar shumë në fushën e lojës. Ata janë skuadër shumë të fortë me lojtarë cilësorë dhe me një trajner me eksperiencë, nuk ishte e lehtë. Iu kam thënë të gjithëve, që djema duhet të shikojmë ndeshje shumë të bukur sot, falë cilësive që kanë të dyja skuadrat.

Pas ndeshjeve me Moldavinë dhe Ishujve Faroe, nuk duhet të ndryshonim dhe të tërhiqeshim dhe luajtëm me 4-2-3-1. Është e rëndësishme të kishim dhe Bajramin në fushë.

Futbolli është shumë i shpejtë, e filluam me Poloninë me 4-3-3. Bajrami te Sasuolo luan si sulmues krahu dhe na duhet të ndryshonim.

Kam besim tek lojtarët edhe te ata që janë në pankinë. Iu kam thënë lojtarëve që në muajt e parë ne kemi një objektiv të rëndësishëm që mund ta arrijmë të gjithë së bashku. Akoma nuk e kemi arritur, kemi edhe 3 finale. Ata kanë punuar shumë mirë.

Jemi skuadër që vuajmë, ndoshta nuk bëjmë shumë zotërim topi. Kemi lojtarë shumë cilësor si Muçi, Asani, Bajrami, Asllani, që bëjnë gjëra të mëdha.

Po, kjo është fitorja më e bukur si trajner. Ju e kuptoni shumë mirë, që Kombëtarja, ka simbolikë më të veçantë se klubi, është diçka krejt ndryshe. Unë e respektoj shumë historinë e Shqipërisë, iu thashë lojtarëve, që para të gjithave, ne duhet të shkojmë të përshëndesim tifozët.

Javën e ardhshme do të nisim menjëherë punën, për ndeshjen e ardhshme. Kam folur me stafin, do të festojë sot, do të menaxhojmë sa më mirë ndeshjen e radhës.

Kam parë 10 ndeshje të Shqipërisë para se të vija këtu, unë e njoh shumë mirë skuadrën. E kam thënë që në fillim, që zemra dhe shpirti nuk mund të mungojnë në fushë”, u shpreh Silvinjo.

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…