Goli fenomenal i Jasir Asanit, UEFA e shpall më të bukurin e raundit të gjashtë

UEFA ka publikuar rezultatin e votimit, teksa ajo perlë e vërtetë ndaj polakëve ka marrë pjesën më të madhe të votave.


Goli i Jasir Asanit është shpallur më i bukuri i ndeshjeve të raundit të gjashtë në kualifikueset e Kampionatit Europian.

UEFA ka publikuar pasditen e së premtes rezultatin e votimit, teksa ajo perlë e vërtetë ndaj polakëve ka marrë pjesën më të madhe të votave.

Një vlerësim i merituar, për vetë golin e realizuar të Jasir Asanit, që zhbllokoi ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë. Në çdo drejtim ajo goditje e Asanit ishte perfekte, që la të shtangur dhe një nga portierët më të mirë në botë si Szczęsny i Juevntusit, i cili në fundin e pjesës së [parë e përgëzoi lojtarin e lindur në Shkup.

Golat e lojtarëve shqiptarë në këto kualifikuese kanë qenë fenomenalë, teksa kanë fituar 3 nga 6 golat më të bukur, saktësisht Jasir Asani ndaj Moldavisë në raundin e tretë, i Kristian Asallanit ndaj Ishujve Faroe në raundin e katërt e përsëri i Asanit edhe në raundin e gjashtë ndaj Polonisë.

Po ashtu në garë për golin e javës në ndeshjet e pesta ishte edhe Nedim Bajrami me golin ndaj Çekisë, në Pragë, por realizimi i tetovarit ishte goli i dytë më i votuar./ super sport

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…