“Ndryshoi fytyrën e Kombëtares”, në Spanjë i bëjnë jehonë Silvinjos

Trajneri Silvinjo është padyshim arkitekti i Kombëtares shqiptare, e cila po kalon një formë të jashtëzakonshme


Trajneri Silvinjo është padyshim arkitekti i Kombëtares shqiptare, e cila po kalon një formë të jashtëzakonshme. Vetëm në dy ndeshjet e fundit kualifikuese në Euro 2024, ekipi jonë kombëtar ka mundur Poloninë dhe Çekinë.

Braziliani ka arritur t’i japë një tjetër fytyrë kuqezinve teksa bazohet te forca e grupit, me një kimi mes futbollistësh e cila është për t’u patur zili. Në Spanjë, Diario AS i kushton një artikull teknikut brazilian.

Në artikull përmend pothuajse gjithçka, që nga ndryshimet e shumta, ndihmën që po jepet edhe nga stafi, deri te mundësitë për t’u kualifikuar në një kampionat botëror.

“Shqipëria është gati të shkruajë histori dhe për këtë ka merita trajneri brazilian Silvinjo. Në vetëm gjashtë ndeshje, ai ka ndryshuar fytyrën e skuadrës shqiptare dhe ëndrra për të shkuar në Euro 2024 në Gjermani është një hap larg. Trajneri brazilian ka një mundësi për ta rikthyer Shqipërinë në një Europian, që do të ishte pjesëmarrja e dytë e saj pas Kampionatit Evropian 2016.

Një arritje historike për vendin ballkanik. Një moment historik vendimtar për Shqipërinë, e cila nuk ka luajtur kurrë në një Botëror dhe me vendin e saj pothuajse të mbyllur në Euro, ëndërron të jetë në një kampionat botëror” – janë vetëm disa nga fjalitë e artikullit.

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…