Broja drejt West Ham, Osimhen tek Chelsea


Chelsea, mund të lejojë Armando Broja të përfundojë transferimin në Premier League tek skuadra e West Ham, nëse Blutë e Londrsë nënshkruajnë me Victor Osimhem të Napolit. Sulmuesi i Napolit është shfaqur si një objektiv kyç për blutë, teksa ata kërkojnë të zgjidhin problemin e sulmuesve.Osimhen madje ka lënë të kuptohet për një lëvizje në Stamford Bridge, me largimin e mundshëm të Brojës duke i hapur rrugën ardhjes së tij. ipas Football London, Chelsea është i gatshëm të sanksionojë shitjen e tij për të rritur shanset e tyre për të nënshkruar me Osimhen. West Ham është gati të rindezë interesimim e tyre për sulmuesin Broja nëse Chelsea është e gatshëme ta shesë atë. Broja humbi pjesën më të madhe të vitit 2023 me një dëmtim të ACL dhe u kthye vetëm në humbjen 1-0 të shtatorit ndaj Aston Villa.
Ai u rikthye në formacion baze kundër Fulhamit dhe e shënoi një gol, por që atëherë ka filluar vetëm një herë. Sulmuesi Broja u tërhoq nga Kombetraja Shqiptare muajin e kaluar me një tjetër lëndim në gju, edhe pse jo i njëjti me ate qe e përjashtoi atë për pjesën më të madhe të vitit. Mauricio Pochettino iu drejtua Broja vonë si hedhjen e fundit të zareve në fundjavë – dhe lëvizja ishte produktive. Në minutën e 93-të, 22-vjeçari “u fshi ” nga Ruben Dias në zonën e penalltisë dhe Cole Palmer realizoi nga pika e bardhe për të fituar një pikë kundër Manchester Cityt. West Ham eshte gati te zgjoje interesin e tyre për lojtarin e Chelseat në janar. Hammers ishin një nga disa klube të Premier League që monitoruan situatën e Brojas 18 muaj më parë përpara se Thomas Tuchel të zbulonte se ai nuk po shkonte askund, madje duke paraqitur një ofertë me vlerë mbi 30 milionë funte në një përpjekje për të siguruar lojtarin e tyre. Blutë ka të ngjarë të ndjekin një golashënues të tyren, gjë që do ta ulte Brojën edhe më poshtë. Michail Antonio, Danny Ings dhe i riu Davin Mubama janë opsionet e vetme për sulmuesin e David Moyes dhe Broja, duke pasur parasysh atributet e tij fizike, do të ofronte një alternativë për blute e londres.

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…