Rama: Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike!

Kryeministri Edi Rama uron Kombëtaren shqiptare, e cila për të dytën herë është kualifikuar në finalet e një Evropiani


Kryeministri Edi Rama ka komentuar rezultatin historik të Kombëtares shqiptare, e cila për të dytën herë është kualifikuar në finalet e një Evropiani.

Për Kryeministrin Rama, ky kualifikim është një dhuratë e bukur për vendin tonë.

“Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike. Euro 2024 dhe ëndrra vazhdon”, deklaroi Kryeministri Rama.

?Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike?❤️??❤️?❤️???❤️???❤️???❤️???❤️???❤️???❤️???❤️???❤️?❤️??

EUR⚽️2024??
#EndrraVazhdon?❤️

Posted by Edi Rama on Friday, November 17, 2023

Pas barazimit të arritur këtë të premte në Moldavi, Shqipëria do të jetë pjesë e finaleve të Europianit të vitit 2024, që do të luhen në Gjermani, duke nisur nga qershori i vitit të ardhshëm. Kualifikimi është siguruar matematikisht pas barazimit me rezultatin 1-1 në “stadiumin Zimbru” të Kishinaut përballë vendasve.

Sfida ishte e vlefshme për javën 7 të grupit “E”, ku “shqiponjat kuqezi” kanë grumbulluar deri më tani 14 pikë dhe udhëheqin grupin, ndërsa ndiqen nga Çekia me 11 pikë, Polonia me 10 pikë dhe më pas vjen Moldavia me 9 pikë, teksa në fund të kualifikimit janë Ishujt Faroe me 1 pikë.

Një gol i Sokol Cikalleshit në minutën e 24-t ka mjaftuar për t’i dhënë kuqezinjve mundësinë për të siguruar matematikisht kualifikimin për herë të dytë në finalet e një Europani, pas pjesëmarrjes për herë të parë në finalet e Europianit “Francë 2016” tetë vite më parë.

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…