Ekspozitë e legjendës së futbollit italian Paolo Rossi, në Tiranë

Në 26 janar 2024 në Tiranë do të përurohet ekspozita kushtuar djalit të artë të futbollit italian.


Në 26 janar 2024 në Tiranë do të përurohet ekspozita kushtuar djalit të artë të futbollit italian, Paolo Rossi që ngriti peshë edhe zemrat e tifozerisë shqiptare në vitet ’70-’80.

Në ambientet e COD në kryeministri, u prezantuan sot disa elementë të këtij koleksioni, në prani të kryeministrit Edi Rama, legjendës së futbollit botëror Arrigo Sacchi dhe Fondacionit “Paolo Rossi” i drejtuar nga bashkëshortja e Paolo Rossi-t, Federica Cappelletti.

Kryeministri vlerësoi se Paolo Rossi ishte një personalitet i lartë që pati edhe një kurajo të madhe.

Rama tha se është privilegj i madh që Tirana do të mirëpresë ekspozitën dhe koleksionin e një lojtari të madh të një skuadre që në vitet e errëta të Shqipërisë ka qenë një pikë referimi i një bote që për ne ishte e ndaluar.

“Kujtoj se kur Italia ishte në finale kundër Gjermanisë ka qenë një grup të rinjsh që ishin pjesë e komunitetit të madh të panumërt të tifozëve të Italisë në Shqipëri dhe që dolën nëpër rrugë me flamurin italian. Ky akt ishte herezi në ato vite. Ne pastaj e morëm vesh për këtë të nesërmen sepse ata u arrestuan dhe u gjykuan për një akt të një papërgjegjshmërie të lartë dhe për propagandë”, tha Rama.

Kryeministri informoi se ekspozita mbi Paolo Rossin përmban kuriozitete për objekte personale. ‘Bëhet fjalë për një ekspozitë me karakter historik se ka qenë e mbushur plot me kujtime dhe jetë”, tha ai.

Rama kujtoi takimin në Tiranë me Paolo Rossin në kohën kur ishte kryetar bashkie dhe ai vinte me ekipin e legjendave.

Kryeministri shprehu bindjen se ekspozita do të jetë një kujtim dhe nderim për këtë histori futbolli, pasi sjell simbolin e asaj kombëtareje të madhe italiane që për ne ishte më e rëndësishme se sa një skuadër futbolli.

“Kjo ekspozitë që është hapur edhe në Zyrih, por edhe në qytete të ndryshme të Italisë do të sjellë objekte të Paolos, por edhe legjendave të mëdha botërore si Maradona, Pele etj”, bëri të ditur Rama.

Ekspozita në përkujtim të Paolo Rossit organizohet nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me ambasadën italiane në Tiranë.

Ekspozita, e cila do të çelet pranë Muzeut Historik Kombëtar e që do të mund të vizitohet prej datës 26 janar e deri më datë 20 shkurt 2024, tregon jetën e Paolo Rossit dhe legjendave të futbollit ndërkombëtar.

Midis sendeve personale, realitetit virtual, bluzave origjinale, intervistave, Topit të Artë dhe Këpucës së Artë 82, vizitori i ekspozitës do të mundë të hyjë në kontakt me një prej atletëve më të vlerësuar në historinë e futbollit kombëtar e atij ndërkombëtar.

Një kampion që ka bërë të ëndërrojë Italinë dhe Shqipërinë: “Paolo Rossi, djalë flori”.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…