Naim Kryeziu dhe Amir Rrahmani, kampionët e Napolit

Amir Rrahmani, mbrojtesi titullar i Napolit, do te behet shqiptari i dyte qe mund të fitojë nje titull te Serie A.


Nga Saimir Z.Kadiu

Napoli, i sigurt drejt titullit.

Fiton ne transferte 2- 0 kunder Sassuolo dhe shkeputet 18 pike nga vendi i dyte.

Amir Rrahmani, mbrojtesi titullar i Napolit, do te behet shqiptari i dyte qe mund të fitojë nje titull te Serie A.

I pari ishte Naim Kryeziu (1918-2010) qe fitonte me Romen titullin ne vitin 1942.

Kryeziu vdiq ne moshen 92 vjecare dhe ishte i mbijetuari i fundit i skuadres romane qe fitoi titullin e pare si Kampione e Italise.
Diten e vdekjes se tij me 20 mars 2010, Roma luajti me shirit te zi ne kujtim te Kryeziut, ne transferten ne Udine.

Sipas gazetareve italiane, Kryeziu mbetet lojtari me i shpejte qe ka luajtur me Romen. 100 m i vraponte ne 11 sekonda.

Ishte nje mundesi qe Kryeziu te ishte pjese e ekipit tone perfaqesues ne Ballkaniaden e vitit 1946.

Por deshira e Loro Boricit (rivalit te tij ne derbin e Romes: Lazio -Roma), u be e pamundur nga burokracite e kohes.
Ndersa Rrahmani ka luajtur 2 ndeshje (1gol) me perfaqesuesen shqiptare.

Ka debutuar me 8 qershor 2014 kunder San Marinos (3-0).

Golin e vetem me perfaqesuesen kuqezi e ka shenuar me 13 nentor 2015 ne Prishtine, ne nje miqesore kunder… Kosoves (2-2).

Rrahmani dhe Kryeziu kane lindur ne Kosove.

Kryeziu ne Gjakove me 4 janar 1918 dhe Rrahmani ne Prishtine me 24 shkurt 1994.

Emrin e Kryeziut e mban sot stadiumi i Gjakoves, ndersa Rrahmani aktualisht eshte edhe kapiten i perfaqesueses se Kosoves.

Te dy kane luajtur edhe ne ligen shqiptare me skuadrat e kryeqytetit ne kohera te ndryshme.

Kryeziu me SportKlub Tirana (ku ka fituar titullin ne vitin 1939), ndersa Rrahmani me Partizanin ne vitet 2013-2015.
Rrahmani, Kryeziu kane edhe nje lidhje “fanelle”.

Kryeziu luajti me Romen deri ne vitin 1948 dhe pastaj kaloi tek Napoli ku edhe mbylli karrieren ne vitin 1953.

Inter fiton titullin e 20-të të Serie A

Inter ngjyros “ziklatër” jo vetëm derbin e të hënës, por edhe Italinë në këtë sezon

KAMPIONATET

Partizani-Tirana në statistika, derbi premton spektakël në “Air Albania”

Të premten në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, do të luhet një nga sfidat më të zjarrta të kampionatit…

KOMBËTARET

Humbja me Suedinë, Silvinjo: Provuam skemë të re!

Për trajnerin Silvinjo, Kombëtarja bëri një paraqitje shumë të mirë në miqësoren me Suedinë,

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

UEFA mbledh në Shqipëri drejtuesit e Federatave të Futbollit të Europës Juglindore

UEFA do të organizojë në Tiranë një mbledhje të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e drejtuesve të 11 federatave të…